“Mua më latë të fundit”, Adem Mikullovci përshëndetet me Lezen në postimin prekës

26 mars 2020 | 11:15

Adem Mikullovci ka shkruar një postim shumë prekës për vdekjen e mikessë tij, Leze Qenës.

Dje kemi humbur yllin e teatrit e filmit shqiptar, aktoren Leze Qena.

E në mesin e shumë reagimeve e ngushëllimeve që janë bërë për Lezen, për të ka shkruar edhe aktori Adem Mikullovci.

Mikullovci ka shkruar disa fjalë ku ka zbuluar disa nga bisedat që ka pasur me të, herën e fundit që janë takuar para vdekjes së saj.

Ky është postimi i plotë:

ELIZABETE- Më shkove edhe ti..! A të kujtohet Leze kur ndejtëm bashk herën e fundit qesheshim me fatin që ne të dy mbetëm Mohikanët e fundit dhe pyeteshim se a thua cili nga ne do të shkon i pari te Xhevati: Une thash:”Leze unë do të shkoj para teje”…Ti ma kape veshin dhe më bêrtite:”Përkundrazi unë shkoj para teje,mua më ka grua e ty vetëm shok”..

Dhe ja ! Ashtu edhe ndodhi Elizabett..

Mua më lat të fundit dhe unë s’kam qare pa ardhë te ju.

Po e lëshoj perden, dhe po i fiku dritat….

Teati i jonë Leze-u mbyll.

Leze Qena ka vdekur dje në QKUK, në moshën 85 vjeçare.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti u rrëzua mbrëmë nga…