Muaji i Ramazanit, Reka viziton Qendrën Kulturore Islame Shqiptare në Nju Jork

22 mars 2023 | 16:24

Shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju Jork, ambasadori Blerim Reka,  një ditë para fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit ka vizituar Qendrën Kulturore Islame Shqiptare në  Nju Jork.

Reka në llogarinë e vet në “Facebook”, u ka uruar besimtarëve myslimanë agjërim të lehtë.

“Me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, sot vizitova Albanian Islamic Cultural Center në Staten Island. Agjërim të lehtë dhe bashkim rreth lutjeve për paqe e mirësi!”,  ka shkruar Reka.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka thënë të mërkurën se pret…