Muhamed Zekiri bashkë me gruan dhe vajzën tremuajshe preken me Covid-19

31 maj 2020 | 14:21

Deputeti i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut dhe nënkryetari i LSDM-së, Muhamed Zekiri, ka bërë me dije se është prekur me Covid-19.

Ai në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se me koronavirus është prekur edhe gruaja e tij dhe vajza tremuajshe.

“Të nderuar miq, pavarësisht kujdesit dhe përmbajtjes së rekomandimeve dhe kontakteve minimale me njerëz, dua t’ju njoftoj se unë bashkë me bashkëshorten dhe vajzën tremuajshe kemi rezultuar pozitiv në testimin për COVID-19”.

“Fatmirësisht unë jam pa asnjë simptomë, por kam rezultuar pozitiv. Edhe njëherë ju bëj thirrje të gjithëve të mos e neglizhoni mundësinë nga infektimi dhe të jeni të kujdesshëm. Nëse keni ndonjë shenjë edhe më të vogël dyshimi mos hezitoni të vizitoni mjekun amë dhe t’i nënshtroheni testimit. Njëherit shprehi keqardhje dhe kërkoj falje të gjithëve me të cilët kam pas kontakt ditëve te fundit dhe ndoshta i kam sjelle pa qëllim në situatë të palakmueshme”, ka shkruar Zekiri. (L.G / Epoka e re)

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Shqipërisë, Edy Reja, do të ketë në dispozicion…