Muhamet Kelmendi nuk i siguron vota për deputet, ky është reagimi i tij

09 tetor 08:39

Ish-zëvendësministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë Muhamet Kelmendi, që në zgjedhjet e së dielës ka kandiduar për deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e koalicionit AAK-PSD, nuk ka arritur të sigurojë votat e nevojshme për këtë post.

Kelmendi përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se kanë qenë të shumta shkaqet, për të cilat ai nuk ka arritur të sigurojë ulëse në Kuvend.

Postimi i plotë i tij:

Falimenderim

Falimenderoj te gjithe ata qe me votuan dhe u angazhuan qe une te zgjedhem deputet.

Vota nuk mjaftoje per kete post popullor.

Shkaqe ka te shumeta…!

Por, pavaresisht asaj se ku ka shkuar vota, kush i mori dhe u be deputet,  falimenderit per besimin dhe iu garantoj se do te mbetem i njejte edhe jashte Kuvendit te Kosoves.

Respekt te gjitheve.

MK

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet i LDK-së Lumir Abdixhiku, ka thënë se…