Muhamet Mavraj: Limaj s’është mirë të hyjë fare në zgjedhje
11 maj 2026
| 19:30
Gazetari Muhamet Mavraj tha se Fatmir Limaj duhet të vendosë vetë që të mos përfshihet në listën e kandidatëve të PDK-së për deputetë. Ai tha në Frontal në T7 se “për dinjitetin e vet, Limaj s’është mirë fare me hy”. “Duhet një pushim, duhet një pauzë”, tha ai.
“Mendoj se libri i tij politik nuk është mbyllur, por një pauzë mendoj se i bën mirë, sidomos tani”, tha Mavraj.



