Muharremaj: S’ka kompromis për bizneset që nuk i respektojnë vendimin e qeverisë

06 prill 2020 | 13:54

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka bërë me dije se janë duke i mbyllur të gjitha bizneset që nuk janë duke i respektuar vendimin e Qeverisë së Kosovës dhe institucionet komunale në lidhje me Covid-19.

Muharremaj ka thënë se për këtë nuk do të ketë kompromis.

“Mbyllen të gjitha bizneset që nuk e zbatojnë urdhëresën nga Qeveria e Kosovës dhe institucionet komunale dhe për këtë nuk ka asnjë kompromis. Nga ora 17:00 e deri 06:00 ndalohet edhe lëvizja edhe hapja e dyqaneve, me përjashtim të atyre që lejohen sipas urdhëresës përkatëse. Po ashtu respektoni edhe rregullat e institucioneve shëndetësore dhe atyre të sigurisë”, ka shkruar Muharremaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka reaguar në rrjetet sociale pas…