Muharremaj u bashkohet të rinjve me biçikleta

22 shtator 2019 | 13:56

Komuna e Suharekës ka shënuar me aktivitete të ndryshme Ditën pa automjete. Në disa nga këto aktivitete ka marrë pjesë edhe kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj.

Me këtë rast, Muharremaj ka thënë se aktivitetet e tilla i shërbejnë të ardhmes dhe shëndetit të qytetarëve të Suharekës.

“Aktivitetet tona do t’i shërbejnë të ardhmes. Ambiciet e të rinjve, që qyteti ynë të mbetet i pastër, i gjelbër dhe me ajrin më të shëndetshëm do ta arrijë synimin”, ka thënë Muharremaj, i cili ka kaluar disa çaste me të rinjtë suharekas.

Madje, ai së bashku me të rinjtë e Suharekës ka vozitur biçikletat.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përkujtuar Xhevë dhe Fehmi…