Muharremi: Nuk mundesh, pa e bashku shtëpinë brenda, me e bashku botën
Shkruan: Shenoll Muharremi
Nuk duhet me qenë shumë i zgjuar për me pa që, pa një pajtim dhe marrëveshje mes Vjosa Osmanit, Hykmete Bajramit dhe pastaj Avdullah Hotit, nuk ka bashkim të LDK-së.
Kjo çka po paraqitet si “bashkim” nuk është e qëndrueshme, as parimore, e as efektive. Rrjedhimisht, bashkimi nuk duhet me u kërku te njerëzit jashtë partisë, por aty brenda.
Vjosa Osmani duhet me u taku direkt në katër sy me Hykmete Bajramin. Nuk ka nevojë me shku te Labi në Ferizaj. Në takim duhet me i tregu pse po kthehet. Edhe me i tregu që “pasna gabu me Albin Kurtin dhe LVV-në” dhe “tash jemi bashkë për me ia kthy votën LDK-së që ka shku te LVV-ja vitet e fundit”. Kjo kishte me qenë në dobi të partisë dhe Kosovës.
Duhet sidomos me dhënë siguri që pas zgjedhjeve nuk e kontrabandon përsëri votën te LVV-ja! E pastaj bashkë me zonjën Bajrami me e taku edhe Avdullah Hotin. Pajtimi duhet me ndodhë në këto dimenzione, përndryshe nuk është pajtim dhe fesati vetëm do të shtohet, nuk do të jetë Vjosa efekt bashkimi e stabilizimi.
Edhe Lumir Abdixhiku nuk duhet me bë “bashkim” selektiv, vetëm me ata që i pëlqejnë atij. Duhet me ndërtu bashkim dhe sinergji efektive, të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse.
Derisa Vjosa duhet me u taku me Hykmeten e pastaj me Avdullahun, Lumiri duhet me taku dhe me e ftu Agim Veliun.
Gjithashtu, me rëndësi, duhet me e korrigju gabimin me komunikatën ndaj Prishtinës dhe Përparim Ramës dje dhe me i ofru përkrahje të plotë.
Nëse këto nuk ndodhin, nuk ka bashkim, por vetëm “marketing”. Edhe pse mund të ketë rritje në rezultate, ato nuk kanë me qenë të qëndrueshme pas zgjedhjeve. Fesati do të vazhdoj se bashkimi nuk është bërë me respekt, parime dhe meritokraci.
Nuk mundesh, pa e bashku shtëpinë brenda, me kërku bashkim jashtë, sepse nuk funksionon. Nëse këto veprime nuk ndodhin menjëherë, atëherë LDK-ja ka me e dëmtu përsëri Kosovën, sepse LVV-ja është rritur pikërisht nga dështimet e LDK-së dhe nga ky stil i menaxhimit të partisë me bashkime dhe reforma selektive.
Mos humbni më kohë më shumë, sepse jo vetëm LDK-në, por edhe Kosovën po e dëmtoni. Stabilitetit institucional dhe ndryshimet pozitive në Kosovë i nevojitet një LDK e fortë, e jo arnime dhe veprime të paqëndrueshme.



