Muhaxheri rizgjedhët kryetar i LDK-së në Pejë  

02 korrik 2023 | 16:30

Plot 3866 anëtarë të LDK-së kanë marrë pjesë në procesin zgjedhor të degës tonë në Pejë. Sot, në Kuvendin e X zgjedhor, Gazmend Muhaxheri u rizgjedh për mandat të ri katër vjeçar.

Mbështetja për z. Muhaxheri është mbështetje për punën e mirë e angazhimin e jashtëzakonshëm të të gjithë veprimtarëve në degën fituese të LDK-së në Pejë.

Kryetari i LDK-së, z. Lumir Abdixhiku falënderoj delegatët e Kuvendit dhe të gjithë anëtarët për angazhimin e treguar në këtë proces; duke theksuar në veçanti, barazinë e plotë gjinore të siguruar në të gjitha nivelet, veçanërisht për zgjedhjen e 50% të delegatëve gra për Kuvend Qendror.

Peja, dhe çdo degë tjetër e LDK-së në Kosovë, përveç procesit zgjedhor po zhvillon dhe një proces mobilizues me anëtarësi e qytetarë; dhe kështu dhe të forcimit të radhëve tona në një moment kritik për vendin. LDK nga ky proces po del më e organizuar, më unifikuar dhe më e pasuruar me profesionistë, punëtorë, të djathtë e patriotë.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mërgim Berisha është zyrtarisht lojtar i Augsburgut. Sulmuesi kosovar ishte…