Muja hidhet për të mbrojtur “progresin ekonomik”, Rukiqi ia përmend parashikimin e Bankës Botërore

08 tetor 2022 | 23:00

Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka dhënë tri komente lidhur me‘arritjet’e Kurtit në ekonominë e vendit. Ai tha se të dhënat e publikuara nga kryeministri Kurti në lidhje me rritjen e ekonomisë së Kosovës janë të pasakta.

Lidhur me këtë, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja i ka reaguar Rukiqit në shkrimin e tij në Facebook, duke tentuar ta mbrojë ‘progresin ekonomik’.

Muja është munduar ta arsyetojë se qarkullimi i bizneseve nuk është rritur për shkak të inflacionit, siç pretendoi Rukiqi.

“Qarkullimi i bizneseve eshte rritur per shkak te inflacionit? Kjo nuk qendron (nuk ka nderlidhje shiko ne grafik). Jane shpjgues tjere qe korrelojne me rritjen e qarkullimit: (1) rritja reale e konsumit, (2) rritja e investimeve, (3) rritja e eksporteve te sherbimeve/mallerave dhe (4) rritja e IHD. Kosova ka nje game me te zgjeruar te produkteve te eksportuara dhe nuk duhet te thjeshtezoni per te promovuar pasaktesine e mitit te eksportit te dyshekeve – kjo nuk qendron”, shkroi Muja.

Por, i mënjëhershëm ishte edhe kundërpërgjigja e Rukiqit, të cilën e ndërlidhi me parashikimin e Bankës Botërore.

Madje, Rukiqi ia mori edhe një shembull Mujës lidhur me rritjen e çmimeve.

“Po e thjeshtoj: nje familje qe ka blere veze, vaj, buke dhe sheqer ne vlere 10 euro ne vitin 2021, sot te njejtat i kushtojne 12 euro. Marketi ku kjo familje i blen keto produkte, ne vitin 2021 nga kjo familje i ka arketuar 10 euro, sot nga e njejta i arketon 12 euro. 12 euro qe i arketon sot nuk jane rezultat i ndonje shpenzimi shtese qe e ben e njejta familja, po jane rezultat i rritjes te çmimeve ne te njejtin market.

Nese do te kishte rritje reale te konsumit, investimeve publike private dhe publike dhe te eksportit, do te kishim parashikime shume me pozitive per rritjen ekonomike, per kete vit (3.9% sipas Bankes Boterore)”, iu kundërpërgjigj Rukiqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkumbin Brahimi nga Hajvalia është shpallur kampion mbarëkombëtar Kosovë-Shqipëri në…