Mujka: Komuna e Mitrovicës ka respektuar kuotën gjinore

05 mars 2018 | 11:40

Nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Faruk Mujka, ka pritur në një takim përfaqësueset e organizatës “Women 4 Women”, OJQ kjo e cila veprimtarin e saj e ushtron në Kosovë.

Qëllimi kryesor i këtij takimi ishte prezantimi i projektit “Gratë në vendimmarrje”, i cili projekt mbështetet nga skema; promovimi i shoqërisë demokratike i financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim e Bashkëpunim dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Danimarkës.

Drejtoresha e kësaj organizate, Iliriana Jaka-Gashi, ka thënë se ky projekt ka për qëllim pjesëmarrjen e grave në proceset e vendimmarrjes përmes edukimit, avokimit dhe ndryshimit të politikave në nivel lokal.

Ajo ka thënë se nga Komuna e Mitrovicës është shumë e rëndësishme përgatitja dhe miratimi i një rregulloreje, që do të kishte për qëllim imponimin e kuotës gjinore për përfshirjen e grave në nivel të këshillave të fshatrave dhe lagjeve në këtë komunë.

Ndërkaq nënkryetari i komunës, Faruk Mujka, ka vlerësuar lartë veprimtarinë që ushtron kjo organizatë, duke premtuar më tutje se Komuna e Mitrovicës do të ofrojë mbështetje në realizimin e projekteve që kanë për qëllim barazinë gjinore.

Ai ka thënë se vetëm në këtë mënyrë, duke i shfrytëzuar aftësitë, njohuritë dhe burimet, gratë do të jenë në gjendje të krijojnë ndryshime të qëndrueshme për vetveten, familjet dhe komunitetet e tyre.

Në vazhdim nënkryetari Mujka, ka theksuar se gjatë themelimit të komiteteve dhe komisioneve komunale, Kuvendi Komunal ka respektuar në përpikëri kuotën gjinore sipas udhëzimit administrativ.

Organizata “Women 4 Women”, deri më tani në Kosovë i ka shërbyer rreth 32,000 grave, duke mbajtur trajnime profesionale bazuar në nevojat e tregut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompania  “Howe & Howe Technologies”  ka treguar se ka testuar…