Mulaomeroviq publikoi listën e Kosovës për ndeshjen me Rumaninë dhe Maqedoninë

21 nëntor 2018 | 12:10

Përzgjedhësi i Kosovës në basketboll, Damir Mulaomeroviq, e ka publikuar listën e gjerë të Përfaqësueses A, e cila më 29 nëntor dhe 2 dhjetor do t’i zhvillojë ndeshjet në kuadër të Grupit B të parakualifikimeve për “Eurobasket 2021”.

Kosova më 29 nëntor do të përballet me Rumaninë në qytetin Oradea, kurse më 2 dhjetor në Gjevgjeli do të ballafaqohet me Maqedoninë. Kosova më 13 shtator në shtëpi të vet është mposhtur nga Maqedonia me rezultat 76:73, derisa kjo e fundit ka triumfuar edhe ndaj Rumanisë me shifrat 90:76 dhe kështu i prin Grupit B. Kosova në ndeshjen e fundit në kuadër të kësaj faze parakualifikuese do të përballet me Rumaninë në Prishtinë më 24 shkurt 2019.

Fituesi i këtij grupi do të kualifikohet në kualifikime për Eurobasket 2021 që do të fillojë në nëntor të vitit të ardhshëm, kurse dy kombëtaret e tjera e kanë edhe një shans tjetër për t’u kualifikuar, por nëpërmjet një raundi shtesë që do të luhet në gusht të vitit 2019. Emër i ri në përfaqësuesen e Kosovës është basketbollisti i natyralizuar, amerikani Malcolm Arsmtead, i cili luan në pozitën e plejmejkerit dhe i cili pritet ta ndihmojë dukshëm ekipin e Kosovës në këto ndeshje mjaft të rëndësishme për përfaqësuesen tonë. Armstead, 29-vjeçar (1.83 m), aktualisht është lojtar i skuadrës Buyukçekmece, anëtare e Superligës së Turqisë.

Ai më parë ka luajtur edhe për Krka (Slloveni), Avtodor Saratov (Rusi), AEK Athens (Greqi), Istanbul BB (Turqi), Yeşilgiresun Belediye (Turqi), Neptūnas (Lituani) dhe Rethymno Cretan Kings (Greqi). Duhet theksuar se Përfaqësuesja A më 24 nëntor do të udhëtojë për në Debrecen të Hungarisë, ku do të qëndrojë deri më 28 nëntor në përgatitje të përbashkëta, më pas do të niset për në Oradea për t’u ballafaquar një ditë më vonë me Rumaninë, derisa pas ndeshjes me rumunët do të niset për në Gjevgjeli për t’u përballur me Maqedoninë më 2 dhjetor.

Lista e basketbollistëve

  1. Dardan Berisha
  2. Fisnik Rugova
  3. Lis Shoshi
  4. Gëzim Morina
  5. Meriton Ismaili
  6. Ergin Grosha
  7. Leonard Mekaj
  8. Valon Bunjaku
  9. Andi Shehu
  10. Rron Ukaj
  11. Altin Morina
  12. Mikaile Tmusiq
  13. Muhamedali Janjeva
  14. Malcolm Armstead

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Marshi ka qëlluar prapë në shenjë me postimin e saj, …