Mulaomeroviqi: Mungesa e Lis Shoshit pati shumë ndikim

08 gusht 13:42

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll pësoi humbje nga Britania e Madhe 63:71.

Trajneri i “Dardanëve”, Damir Mulaomeroviq, ka thënë se mungesa e Lis Shoshit ka ndikuar në rezultatin përfundimtar të ndeshjes ndaj Britanisë së Madhe.

“Ne kishim shanse për të fituar këtë lojë. Djemtë po luanin mirë, por mungesa e lojtarit kryesor të qendrës, Lis Shoshi pati shumë ndikim. Lojtarët kanë luajtur mirë në mbrojtje, por jemi ndëshkuar nga Britania e Madhe, në gabimet që kemi bërë”, ka thënë Mulaomeroviq.

/Epoka e re/

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendësministrja e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Myzejene Selmani, ka…