Mulaomeroviqi zgjedh 12-shen përfundimtare

01 gusht 2019 | 14:38

Përzgjedhësi i Kosovës, Damir Mulaomeroviq, ka zgjedhur 12 basketbollistët që do të luajnë në ndeshjet ndaj Luksemburgut dhe Britanisë së Madhe, në kuadër të ndeshjeve parakualifikuese për “Eurobasket 2021”.

Kosova më 3 gusht ballafaqohet me Luksemburgun në udhëtim, derisa më 7 gusht në palestrën “Minatori” në Mitrovicë do të ballafaqohet me Britaninë e Madhe. Më 14 gusht e pret Luksemburgun në Mitrovicë, kurse ndeshja e fundit është kundër Britanisë së Madhe më 17 gusht. Fituesi i grupit kualifikohet në rrethin e ardhshëm.

Lista e basketbollistëve

Divine Myles
Valon Bunjaku
Dardan Berisha
Mikaile Tmusiq
Edmond Azemi
Drilon Hajrizi
Erjon Kastrati
Gëzim Morina
Fisnik Rugova
Meriton Ismaili
Dardan Kapiti
Samir Zekiqi

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Drejtësisë së Maqedonisë së Veriut, Renata Deskoska, tha…