Mulleri mendoi largimin, shkak ish-trajneri i Bayernit

09 prill 2020 | 23:10

Thomas Mulleri do të jetë lojtar i Bayernit deri në vitin 2023, sipas rinovimit të 2 ditëve më parë, por në shtator sulmuesi gjerman kishte menduar largimin.

Edhe pse për tifozët bavarezë tingëllon paksa çuditshëm largimi për një lojtar që u formua te të rinjtë e Bayernit dhe u aktivizua me skuadrën e parë 11 vite më parë, Mulleri ishte shumë i pakënaqur në vjeshtë.

“Në vjeshtë, u lashë jashtë formacionit titullar për 6 ndeshje rresht. Ishte e vështirë. Sigurisht që më futi në mendime. Nuk është se e mendoja që do të zgjatja kontratën në pranverë. Me ndryshimin e trajnerit dhe me një stil loje të ndryshëm gjithçka po ecën mirë,” deklaroi Mulleri, duke bërë të qartë se dëshpërimin e tij e solli ish-trajneri Niko Kovaq, i cili u shkarkua në nëntor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK janë testuar…