Mulleri poston foton me fanellën e sulmuesit shqiptar

22 tetor 2023 | 15:39

Brajan Gruda u paraqit për 90 minuta në sfidën ndaj Bayernit dhe ndonëse nuk ia arritën qëllimit për të fituar, ai ishte lojtari më i mirë në fushë për ekipin e tij, duke asistuar në golin e vetëm të shënuar në atë takim.

Me të përfunduar ndeshja, Muller mori fanellën e Grudës dhe më pas përmes një postimi në rrjetin social Instagram e falënderoi atë dhe i bëri thirrje që të vazhdojë me këtë formë.

Gruda ka luajtur në shtatë ndeshje të Bundesligës në sezonin 2023-2024 duke grumbulluar 373 minuta në përgjithësi.

Gruda është djali i ish-futbollistit të njohur shqiptar Bujar Gruda, i cili në vitet e 80-ta veshi fanellën e Vllaznisë së Shkodrës. Në përgjithësi, familja Gruda është e njohur për kontributin e tyre për futbollin shkodran dhe atë shqiptar në përgjithësi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
URA, partia e kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviq,…