Mungesa e deputetëve, seanca e Kuvendit shtyhet për të premten

12 nëntor 2026 | 14:44

Për shkak të mungesës së deputetëve, seanca e Kuvendit të Kosovës, e paraparë të fillonte sot në orën 14:00, është shtyrë për nesër në orën 11:00.

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka thënë se nuk mund të presë pafundësisht ardhjen e deputetëve, duke e cilësuar si joserioze mungesën e tyre edhe 30 minuta pas orarit të paraparë për fillimin e seancës.

“Seanca i vazhdon punimet nesër në ora 11:00. Nuk është serioze 30 minuta pas orës 14:00 nuk po vijnë deputetët. Unë nuk kam mundësi me funksionu e me prit deri në pafundësi”, tha Haxhiu

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti në…