Mungojnë deputetët, dështon raportimi i Zemajt në Komisionin për shëndetësi

11 nëntor 2020 | 11:25

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj kishte shkuar për të raportuar në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, mirëpo në mungesë të kuorumit ka dështuar kjo mbledhje.

Kryetarja e komisionit, Albena Reshitaj, ka thënë se në mungesë të kuorumit duhet të shtyhet mbledhja.

“Për shkak se nuk kemi kuorum ne duhet ta ndërpresim këtë punë, atëherë më vjen keq se ne duhet ta ndërpremë dhe presim herëve të tjera që të kemi kuorum”, ka thënë ajo.

Ndërsa ministri Zemaj, ka thënë se janë duke bërë maksimumin në luftimin e pandemisë, duke bërë thirrje për kujdes të shtuar.

“Është pjesë e përgjegjësisë sonë që të ju informojmë, ne sot ishim të gatshëm me raportuar dhe ne do të ju informojmë me shkrim edhe për menaxhimin e situatës aktuale”.

“Duhet të kemi durim deri sa të arrimë fitoren kundër Covid-19, dhe na duhet një front i përbashkët i të gjithëve dhe virusi është i fshehur dhe jemi duke u munduar që ta bëjmë maksimumin”, ka thënë Zemaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bianka Gasciogne, modelja e famshme për format e saj të…