Munishi pasi e dëgjoi deklaratën e Glihas se konsultohet me Qeqa Krelanin: I mjeri unë!

19 nëntor 2023 | 15:26

Trajneri Ismet Munishi, ka reaguar pasi përzgjedhësi i Kombetares së Kosovës në futboll, Primosh Gliha, ka deklaruar së është konsultuar me gazetaren e sportit Qeqa Krelani për disa futbollistë.

Gliha ka thënë se merr këshilla edhe nga taksistët.

“Po lexoj se përzgjedhësi paska deklaruar se konsultohet dhe me taksistë dhe me një gazetare që nuk dua t’ia përmend as emrin. I mjeri unë i mjeri”, ka thënë Munishi për “T7”.

Kosova ka barazuar me Zvicrën 1:1 të dielën mbrëma.

Të udhëhequrit e Primoz Gliha kanë marrë një pikë nga ndeshja në udhëtim në Zvicrës, por ky rezultat nuk i konvenon Kosovës, që edhe matematikisht mbetet jashtë mundësisë së kualifikimit për në Evropianin e vitit të ardhshëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Shoferët, me vështirësi, binden të dërgojnë mallra në Kosovë. Ata…