Munishi: Pranuam gol nga një pakujdesi

05 shtator 2022 | 11:28

Prishtina pësoi humbjen e parë për këtë sezon në Superligë, pasi sonte u mposht nga Ballkani në “Fadil Vokrri”.

Derbi i javës së pestë i takoi kampionëve në fuqi, të cilët shënuan fitore me rezultatin minimal 0:1.

Pas ndeshjes, trajneri i skuadrës së Prishtinës, Ismet Munishi, u shpreh i kënaqur me angazhimin e futbollistëve.

“Pranuam një gol nga një pakujdesi. Luajtëm ndaj një rivali që është në formë më të mirë garuese, që ka nisur më herët përgatitjet. Sidoqoftë, jam i kënaqur me angazhimin e lojtarëve. I falënderoj ‘Plisat’ dhe qytetarët e Prishtinës për një natë madhështore. Ka qenë një ndeshje me plotë kuptimin e fjalës ‘derbi’. Kemi nevojë më shumë për këso ndeshje. Fusha ka qenë e rënduar, por kishte luftë, angazhim, spektakël. Shpresoj t’i gëzojmë tifozët në ndeshjet tjera”, ka deklaruar Munishi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Periudha e seksit është më në fund këtu, që do…