Murati: Bahri Fazliu ishte njëri ndër ideologët e luftës çlirimtare

07 maj 2018 | 15:13

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim (LB), Valon Murati, ka përkujtuar heroin e Kosovës, Bahri Fazliu, në 20-vjetorin e rënies së tij.

Në profilin e vet në “Facebook”, Murati ka shkruar se Bahri Fazliu ishte njëri ndër ideologët e luftës çlirimtare dhe bashkimit kombëtar.

“Sot 20 vjet na la Bahri Fazliu, njëri ndër ideologët e luftës çlirimtare dhe bashkimit kombëtar, themelues i LKÇK-së, kryeredaktor i ‘Çlirimit’, luftëtar i lirisë, intelektual i gjithanshëm, e mbi të gjitha një humanist i madh. Një njeri i dashuruar në lirinë e popullit të tij, dhe që e ka urrejt robërinë dhe politikën që na ka mbajt nën robëri. Jeta, lufta, përpjekjet dhe rënia e tij janë simboli më i denjë i luftës së popullit tonë për liri e bashkim kombëtar. Pavarësia e Kosovës, është produkt ndër të tjera i punës së dëshmorëve si Bahriu me shokë. Ne të gjallëve na mbetet që këtë pavarësi ta forcojmë, ta bëjmë një shtet të denjë, me sundim të ligjit e mirëqenie sociale e të krijojmë kushtet që Kosova të ketë mundësi të deklarohet për bashkim me Republikën e Shqipërisë si pjesë e realizimit të idealeve të dëshmorëve”, ka shkruar lideri i LB-së, Valon Murati.

Image may contain: 11 people, people smiling, people standing and outdoorImage may contain: 14 people, people smiling, people standing, suit and outdoor

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti Dukagjin Gorani ka bërë me dije se subjekti i…