Murati: Kemi alokuar 60 milionë euro për rrymën, çmimi për kilovat është më i lirë se në Shqipëri

30 shtator 2022 | 11:21

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka bërë me dije se rrymën e kanë subvencionuar me 60 milionë euro deri tani nga 90 milionë sa ka qenë zotimi i qeverisë, dhe se për të përfunduar i gjithë zotimi ka afat deri më 31 mars 2023.

“Çdo vendim që merret siç e kam thënë në pjesën e parë të intervistat do të realizohet. Siç e kam thënë edhe herën e kaluar përmbushja e zotimit është deri më 31 mars 2023 dhe çdo zotim që e ka bërë qeveria do të bëhet dhe do të realizohet”.

“Si Ministri e Financave ndarjen buxhetore e kemi bërë. Shuma e ndarë deri më tani në kuadër të zotimit prej 90 milionë euro është 60 milionë euro deri tani shuma e alokuar në Ministrinë e Ekonomisë. Janë bërë dy alokime, alokimi i parë ka qenë ndarja prej 41 milionë euro dhe alokimi i dytë është prej 19 milionë euro”, ka thënë Murti.

Murati gjatë intervistimit nga Komisioni Hetimor për Energji, ka thënë se për shkak të subvencionimit çmimi i energjisë elektrike për kilovat është më i lirë në Kosovë se në Shqipëri.

“Përmbushja e zotimit ka afat deri më datën 31 mars 2023 dhe nuk është afat që ka skaduar. Çdo afat do të përmbushet. Nëse e marrim Shqipërinë si rast konkret atje është shtuar blloku i ri tarifor – njësoj siç e kemi bërë edhe ne ku mbi nivelin prej 800 kilovat të konsumit në muaj ka tarifë tjetër. Por, nëse i krahasojmë tarifat në Kosovë tarifa nën 800 kilovat, tarifa e shtrenjtë e ditës kushton 6.75 cent kurse në Shqipëri nëse konvertohet kushton rreth 8 cent kurse mbi 800 kilovat tek ne kushton rreth 12 cent ndërsa në Shqipëri 36 cent. Për shkak të subvencionimit e kemi çmimin më të lirë prej 12 centë”, ka thënë Murati.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kapiteni i Kosovës në futboll, Amir Rrahmani, duket se do…