Murati: Letra e Trumpit, shtron rrugën për përfshirjen e ShBA-së në procesin e dialogut

18 dhjetor 2018 | 17:16

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim (LB), Valon Murati, ka komentuar letrën që presidenti amerikan, Donald Trump, i ka dërguar presidentit Hashim Thaçi, në të cilën konfirmon përkrahjen për Kosovën në procesin e dialogut me Serbinë.

Në profilin e vet në “Facebook”, Murati ka shkruar se kjo letër shtron rrugën për përfshirjen e ShBA-ve në procesin e dialogut.

“Letra e presidentit Trump për presidentin Thaçi, shtron rrugën për përfshirjen e thellë të SHBA-ve në procesin e dialogut. Edhe njëherë koha që t’i lëmë ngurtësitë e panevojshme, të bëhemi unik e vizionar dhe të shtrojmë për zgjidhje drejt e mirë njëherë e përgjithmonë me reciprocitet çështjen e Kosovës Lindore me atë të tri komunave në veri të Kosovës. Të shfrytëzojmë rastin historik, për të hequr kufizimet e Pakos së Ahtisaarit në Kushtetutën e Kosovës (privilegjet bllokuese të pakicës serbe) dhe për ta bërë Kosovën një shtet funksional e sovran në tërë territorin e saj me standardet më të larta për të drejtat e pakicave, por jo më me privilegje bllokuese”, ka shkruar Murati.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të martën është mbajtur tryeza me temën “Të arriturat dhe…