Murati për rritjen e pensioneve të veteranëve të UÇK-së: Fillimisht duhet të pastrohen listat

07 qershor 2022 | 16:04

Ministri i Financave, Hekuran Murati, gjatë raportimit në Komisionin parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale ka folur për Ligjin e pagës minimale dhe pakënaqësitë e veteranëve të UÇK-së, të cilët nuk janë të përfshirë në rritje.

Murati është shprehur se rritja e pagës minimale do të prekë 100 mijë të punësuar në sektorin privat.

Më tutje, Murati ka folur edhe për mbështetjen e veteranëve, duke thënë se paraprakisht duhet të pastrohen listat që të mbështeten me ligjin e pagave pasi që sipas tij shteti aktualisht i shpenzon 80 milionë euro në vit për veteranët e luftës.

“Rritja e pagës minimale prek rreth 100 mijë të punësuar që kanë nën nivelin që kemi propozuar ne, pra 264 euro bruto apo 250 euro neto pas kontributeve pensional. Po ashtu, Projektligji për pagën minimale që u diskutua dje në Kuvend parasheh heqjen e tatimit për 250 eurot e para d.m.th. me këtë heqje të tatimit përfitojnë të gjithë të punësuarit që janë 380 mijë aktualisht. D.m.th. secilit të punësuarit, qoftë sektorit publik qoftë sektorit privat në fund të muajit ajo pjesa që iu është ndalur në tatim për 250 eurot e para i dalin si shtesë në pagën mujore që e marrin, kemi marrë masa edhe për sektorin e bujqësisë ku dihet se shumë bujq janë të vetëpunësuar, nuk kemi ndonjë sektor të formalizuar apo korporativ bujqësor por janë të vetëpunësuar. Kemi rritur subvencionet, pra rritja është për rreth 60 për qind për këtë vit krahasuar me vitet paraprake. Marrë parasysh edhe rritjen e çmimeve, por edhe nevojën për të siguruar ushqimin vendor nga 30 milionë euro që janë paraparë subvencione fillimisht ka shkuar shuma në 50 milionë euro për këtë vit”, ka thënë Murati. /ksp/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sezoni 2022 në Formula 1 nisi mirë për skuadrën amerikane…