Murati: Shteti do të garantojë punësimin e secilit të ri që hyn në tregun e punës

11 tetor 2021 | 14:01

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekura Murati ka njoftuar se për masën 1.4 e cila përfshinë skemën e punësimit të garantuar për të rinj.

Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Murati ka shkruar se puna e parë do të jetë e garantuar nga shteti për çdo të ri nga mosha 18 deri 24 vjeç.

“Aktualisht jemi në zhvillim të platformës përmes së cilës do të mundësohet automatizimi i tërë procesit. Zhvillimi i platformës po bëhet nga kompani vendore, dhe me mbështetje financiare të Helvetas zvicerane”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Skema e punësimit të garantuar për të rinjtë po jetësohet

Aktualisht jemi në zhvillim të platformës përmes së cilës do të mundësohet automatizimi i tërë procesit. Zhvillimi i platformës po bëhet nga kompani vendore, dhe me mbështetje financiare të Helvetas zvicerane.

Po ashtu, kemi siguruar mbështetje edhe për financim të skemës nga donatorë tjerë, dhe presim që muajve në vijim mbështetja të rritet.

Pilotimin me sektorin publik do ta bëjmë me ATK-në, ku së shpejti do të angazhojmë 100 të rinj për të mbështetur ATK-në në fushatën e formalizimit.

Ndërsa pilotimin me sektorin privat do ta nisim me sektorin e IT-së, që do të fillojë sapo të funksionalizohet platforma.

Secila e re dhe secili i ri që hyn në tregun e punës, do ta ketë punën e parë të garantuar nga shteti.

Edhe një premtim drejt realizimit!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në prag të mbledhjes së radhës për Kosovën në Këshillin…