Muriqi do të largohet nga Lazio

26 maj 2021 | 08:00

Sulmuesi kosovar Vedat Muriqi duket se ka vendosur vetë të largohet nga skuadra italiane pas një sezoni tepër të dobët në Serie A, ku ka shënuar vetëm dy gola – një në ligë dhe një në kupë. Ai nuk ka arritur të lë gjurmë në këtë skuadër edhe pse gjatë gjithë vitit e kanë përcjell lëndime por edhe infektimi me Covid-19.

Sipas mediumit AAG Sports, që është shumë i afërt me Fenerbahçe, Vedat Muriqi tashmë vendimin e tij ia ka konfirmuar edhe drejtuesve të Lazios.

“AAG Sports njofton se Vedat Muriqi ua ka komunikuar drejtuesve të Lazios vendimin se dëshiron të luajë në Fenerbahçe sezonin e ardhshëm. Ndër të tjera, vetë lojtari e ka pasur një takim me presidentin Ali Koç dhe me trajnerin e parë të skuadrës turke, Emre Belözoğlu”, shkruan ndër të tjera këtë.

Sipas të njëjtës media, Fenerbahçe po synon që ta huazojë sulmuesin kosovarë ose ta riblejë derisa nuk përjashtohet mundësia e një shkëmbimi të tij me Ozan Tufan.

Kujtojmë që për të ka shprehur edhe Besiktas, rivali i përbetuar i Fenerbahçes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Matvei Petrov do të përfaqësojë Shqipërinë në Olimpiadën “Tokio 2020”.…