Muriqi: Hapi i fundit për ta bërë një ëndërr realitet

28 shkurt 2024 | 13:25

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës në futboll, Vedat Muriqi është shprehur i lumtur me kualifikimin historik të Mallorcës në finale të Copa del Rey.

Muriqi realizoi një gol nga penalltia në duel me Real Sociedadin në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale. Dy takimet përfunduan baras, 0-0 dhe 1-1 dhe kështu fituesin e përcaktuan 11 metërshat.

“Ne nuk e mendojmë dhe nuk kemi frikë nga dështimi, gjëja e vetme për të cilën mendojmë është lavdia! Hapi i fundit për ta bërë një ëndërr realitet! Do ta arrijmë së bashku me ju!”, ka shkruar Muriqi në “Instagram”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Varfëria, papunësia dhe çmimet për artikuj të domosdoshëm janë ndër…