Muriqi infektohet me Covid-19

21 shtator 2020 | 11:48

Igli Tare ia doli të sigurojë shërbimet e Vedat Muriqit, duke i dhuruar trajnerit Simone Inzaghi “pykën” e kërkuar për repartin e sulmit. Tifozët e Lazios po presin me interes të madh debutimin e “gjigantit” dardan me skuadrën e tyre të zemrës, por diçka e tillë do të vonojë.

26-vjeçari nga Prizreni është infektuar nga Covid-19. Lajmin e raporton një gazetar turk. “I uroj shërim të shpejtë Muriqit, i cili është diagnostikuar me koronavirus. Kaloje sa më shpejt këtë Vedat”, shkruan Siyah Coraplilar në “Twitter”.

Qendërsulmuesi nuk ka asnjë simptomë dhe gëzon shëndet të mirë për momentin. Muriqi fluturoi drejt Stambollit për disa çështje burokratike në lidhje me vizën pasi kreu vizitat mjekësore dhe u prezantua si lojtari më i ri i Lazios. Rikthimi i tij në Romë do të ndodhë të shtunën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
 Sot në Administratën Tatimore të Kosovës janë zyrtarizuar dy dokumente…