Muriqi: Kam punuar kamerier në Kosovë

10 nëntor 2022 | 11:39

Vedat Muriqi e ka dhënë një intervistë speciale për “Radioestadio”, përmes së cilët ka treguar për vështirësitë që i ka kaluar gjatë jetës para se të arrinte aty ku është sot.

Sulmuesi kosovar madje ka zbuluar se ka kryer punë të ndryshme vetëm për të fituar.

“Para disa vitesh kam punuar kamerier në Kosovë, kur isha 13 e 14 vjeç. Kam parë shumë gjëra. Punoja në një ‘grill house’. Punoja në një skarë dhe kujdesesha për sallatat. Kam filluar të punoj që në moshën 9 vjeçare. Kam bërë punë të ndryshme”, ka deklaruar Muriqi.

Muriqi po e gëzon një formë të jashtëzakonshme, ndërsa i ka realizuar 8 gola në 12 ndeshje të zhvilluara këtë sezon me Mallorcan. 28-vjeçari realizoi edhe mbrëmë në fitoren ndaj Atletico Madridit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, së bashku me…