Muriqi në ‘radar’ të klubit anglez

14 nëntor 2022 | 13:24

Reprezentuesi i Kosovës, Vedat Muriqi po shkëlqen në La Liga me skuadrën e Mallorcas. Forma e mirë e sulmuesit shtatlartë ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve evropiane.

Fillimisht interesim për Muriqin treguan Sevilla e Villarreali, kurse tash garës për sulmuesin ka shfaqur edhe skuadra nga Premier Liga, Brighton. Ish-lojtari i Lazios në këtë edicion ka realizuar 8 gola dhe e ka bërë 1 asistim. Prizrenasi ka kontratë me Mallorcan deri në vitin 2027, ndërsa klubi spanjoll thuhet se ia ka vendosur klauzolën e shkëputjes së kontratës prej 30 deri në 40 milionë euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për herë të tetë radhazi organizohet edhe në Kosovë, Dita…