Muriqi pranon ofertën e WBA-së

07 korrik 2020 | 12:15

Sulmuesi i Përfaqësues së Kosovës në futboll, Vedat Muriqi pritet të largohet nga skuadra e Fenerbahçes.

Mediet në Angli raportojnë se Muriqi ka vendosur që karrierën ta vazhdoj në skuadrën e West Bromwich Albion, ani pse ofertat nuk kanë munguar edhe nga dy klubet e mëdha Manchester United dhe Tottenham Hotspur.

Muriqi është pajtuar t’i bashkohet klubit që sezonin e ardhshëm do të bëjë gara në Premier Ligë, derisa tash ka mbetur të arrihet marrëveshja mes klubeve.

(V.Z / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga Gideon Rachman Populistët e urrejnë të jenë jopopullorë. Është…