Muriqi rikthehet në stërvitje

28 nëntor 2019 | 16:24

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi është rikthyer në stërvitje me klubin e tij, Fenerbahçe, për herë të parë pas lëndimit që ia pamundësoi atij paraqitjen për “dardanët” në kualifikime për “Euro 2020” në këtë muaj.

Sulmuesi rikthehet pas dy javësh si pasojë e lëndimit të nyjës që e pësoi ndeshjes mes Fenerbahçes dhe Kasimpasas.

Ky është një lajm i mirë për klubin turk, por edhe për Përfaqësuesen e Kosovës për faktin se në muajin mars do të përballet në Ligën e Kombeve me Maqedoninë e Veriut.

/Epoka e re/ 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Janë zhvilluar sot ndeshjet e rrethit të dytë të Digitalb…