Murtaja afrikane e derrit përhapet në Dragash

27 korrik 2023 | 13:03

Murtaja afrikane e derrit është përhapur edhe në Dragash, ka bërë me dije komuna përmes një njoftimi për medie.

“Ju informojmë se në territorin e komunës sonë tashmë edhe zyrtarisht është konfirmuar ‘Murtaja afrikane e derrit’. Shoqata e Gjahtarëve ‘Dhia e Egër’ së bashku me Drejtorinë e Bujqësisë dhe Pylltarisë në Dragash, si dhe institucionet relevante qeveritare, janë duke ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për eliminimin e kësaj sëmundje. Kjo sëmundje nuk transmetohet te kafshët tjera, as te njeriu, mirëpo kujdesi duhet të jetë maksimal, pasi më herët nuk kemi pasur raste të tilla”, ka njoftuar Komuna e Dragashit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Candela Lecce u bë e njohur pas rrëfimit të saj…