Murtezaj: Puna e qeverisë është pa objektiva të qarta

09 qershor 2021 | 12:20

Anëtari i Kryesisë i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Valon Murtezaj, ka kritikuar qeveria Kurti për mungesë objektivash të qartë në punën e saj.

Në një intervistë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se me fuqinë e votës që kjo qeveri ka në Kuvend do të duhej të ketë dinamikë të madhe në të gjitha fusha.

“Kjo qeveri ka dalë nga zgjedhjet e fundit të mbajtura më 14 shkurt, në të cilën disponimi dhe gjykimi i qytetarëve ishte për t’i dhënë përkrahje të fuqishme një subjekti politik, me 50 për qind plus. Kjo ka bërë që qeveria aktuale dhe kryeministri Kurti të kenë fuqi të madhe qeverisëse, të alokuar nga vota e qytetarëve të Kosovës. Kjo bën që kjo qeveri të ketë mundësi të jashtëzakonshme për të marrë vendime dhe më lehtësi që shpesh qeveritë e tjera nuk e kanë pasur. Një fuqi e tillë, me votat në Kuvendin e Kosovës, në rrethana normale qeverisëse, i mundëson qeverisjes të ecë shpejt, pa pengesa për ta realizuar planin qeverisës. Përkundër të gjitha këtyre rrethanave, ajo çfarë po mund të vërejmë, është se puna e qeverisë deri tani është pa objektiva të qarta, pa dinamikë dhe pa energji. Do të duhej të ketë dinamikë të madhe në të gjitha fushat, gjë e cila nuk po ndodh dhe të cilën nuk po mund ta konstatojmë”, ka thënë Murtezaj.

Qeveria po tregon plogështi për përgatitjen e dialogut me Serbinë

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe pse kanë kaluar 48 orë nga ai aksident që…