Murtezaj: Reformat në ATK, ndikuan në klimën e të bërit biznes

15 qershor 2019 | 16:35

Në Beçiq (Budvë) të Malit të Zi është mbajtur Samiti i Guvernatorëve të Bankave Qendrore të Shteteve të Regjionit, të ministrave të financave dhe drejtorëve të administratave tatimore të rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës(ATK), Ilir Murtezaj në këtë samit ka folur për funksionimin e Administratës Tatimore e Kosovës dhe objektivat institucionale.

“Si rezultat i reformave institucionale rangimi i Kosovës në Raportin e të Bërit Biznes të Bankës Botërore për vitin 2018, është përmirësuar në mënyrë substanciale në 2018, ku Kosova ka arritur të rangohet në vendin e 40-tё nё rangimin e përgjithshëm, në mesin e 190 vendeve (20 vende më lartë krahasuar me të Bërit Biznes 2017). Ky ndryshim ka ardhur si rezultat i aplikimit të reformave të ndërmarra në ATK, e veçanërisht finalizimin e sistemit elektronik për deklarimin dhe pagesën e tatimeve online. Lidhur me këtë, ATK do të vazhdojë edhe më tutje me reforma, me qëllim të avancimit të ambientit të të bërit biznes, në veçanti që pagesa e tatimeve të jetë me një kosto minimale. Prioritet mbetet përmirësimi i shërbimeve për tatimpagues, transparenca, dhe luftimi i evazionit fiskal”, tha ai.

Sipas tij reforma e zhvillimit tё modulit pёr përcjelljen e rimbursimit online tё TVSh-sё i ka mundësuar tatimpaguesve tё përcjellin veprimet e kёrkesёs sё rimbursimit qё nga aplikimi deri nё fund tё aplikimit nё mёnyrё elektronike.

“Ky aktivitet kursen kohёn dhe kostot pёr tatimpaguesit sepse mundëson qasjen elektronike pёr përcjelljen e progresit tё procesit tё rimbursimit. Poashtu kjo reformё i mundëson ATK-sё qё nё mёnyrё tё saktё tё përcjellё procesin e rimbursimit dhe tё dhënat publikohen nё webfaqen e ATK-sё”, tha ai, raporton “RTKlive”.

Murtezaj ka vlerësuar se procesi i ri i menaxhimit tё rimbursimit tё TVSh-sё ka filluar tё aplikohet pёr tё shpejtuar pagesën e rimbursimeve, sipas standardeve të vlerësimit TADAT.

“Edhe pse legjislacioni aktual kërkon qё procedimi i tё gjitha kërkesave pёr rimbursim tё TVSh-sё tё bёhet brenda 60 ditёsh, ATK ka filluar të zbatojë procedurën e brendshme pёr procedimin e rimbursimeve brenda 30 ditёsh. Procesi i ri nё parim ёshtё qё kërkesave pёr rimbursim tu bёhet njё vlerësim i rrezikut dhe kjo duhet tё rezultojë nё atё qё rimbursimet me rrezik tё ulёt tё paguhen brenda 7 ditёsh, ku do tё kërkohet kontrolli vetëm pёr rimbursimet me rrezik tё lartё”, tha ai.

Murtezaj tha se nё aspektin strategjik ATK ka vazhduar në ngritjen e aftësive dhe shkathtësive të stafit duke i specializuar dhe profesionalizuar në lëmi të shumta të cilat ndikojnë në transparencë dhe në menaxhimin më të mirë të performancës duke ngritur procedurat dhe kërkesat për vlerësimin e punës së punonjësve, duke mbajtur trajnime të koordinuara dhe me donatorë, si brenda vendit ashtu edhe jashtë sidomos në fusha që kërkojnë specializim më të mirë si dhe fusha të cilat mbulojnë njësi të reja, si: transferi i çmimeve, menaxhimi i ndryshimeve, kontrolle elektronike, kontrolle në fusha të veçanta, etj.

Ndryshe Samiti i Guvernatorëve të Bankave Qendrore të Shteteve të Regjionit, të ministrave të financave dhe drejtorëve të administratave tatimore të rajonit të Ballkanit Perëndimor është njëra ndër ngjarjet më të mëdha në rajon ku diskutohen çështjet financiare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Skenderajt përmes aktiviteteve të ndryshme do të festojë…