Mushkolaj: Nëse nuk mbahen zgjedhjet në veri, po i bie që Vuçiqi nuk po i lejon

07 dhjetor 2022 | 22:36

Analisti Imer Mushkolaj, ka folur për zgjedhjet e jashtëzakonshme të planifikuara të mbahen në katër komunat veriore të Kosovës me 18 dhjetor.

Mushkolaj ka thënë se për institucionet është më e lehta të deklarohen “se nuk po i mbajmë zgjedhjet”.

“Nuk është aq e lehtë të thuhet se nuk do të mbahen zgjedhjet sepse duhet t’i kemi parasysh rrethanat. Me thënë “nuk do të mbahen zgjedhjet” shkelet Kushtetua e Kosovës”, ka thënë Mushkolaj.

“Ne vazhdimisht i kemi thënë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti se ka bërë mirë që i ka ndaluar zgjedhjet e Serbisë në Kosovës dhe referendumin poashtu, por nëse nuk mbahen zgjedhjet po i bie që presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, nuk po i lejon zgjedhjet e Kosovës me u mbajt brenda territorit të Kosovës. Kjo është kaq e thjesht”, ka theksuar analisti.

Më tej, ai ka thënë se beteja për zgjedhjet nuk është teknike por është tendencë e palëve për ta forcuar pozicionin në dialog.

“Shteti Kosovës duhet të bëjë çmos që zgjedhjet të mbahen, por jo me rrezikimin e jetëve të qytetarëve”, ka përfunduar Mushkolaj./RTVDukagjini

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Mitrovicën e veriut kanë ndodhur dy sulme të njëpasnjëshme…