Musiala: Franca, favorite kryesore në ‘Euro 2024’

24 prill 2024 | 17:16

Jamal Musiala ka folur së fundmi për “Marca”. 21-vjeçari është kthyer në një nga pikat më të forta te Bayerni dhe kombëtarja gjermane. Talenti nuk shfaq eufori edhe pse Evropiani do të zhvillohet në shtëpi dhe tifozët presin maksimumin.

“Me shumë mundësi, Franca është kandidatja kryesore për fitimin e ‘Euro 2024’. Më pas vjen Anglia, me shumë futbollistë të mëdhenj. Por edhe ju spanjollët keni futbollistë të mëdhenj. Do të jetë një Evropian interesant, sepse gjithmonë dalin një apo dy skuadra surprizë në kompeticione të tilla. Evropiani është një mundësi e artë për çdo Kombëtare”, ka thënë Musiala.

“Gjermania? Me të gjitha cilësitë që kemi dhe atë që trajneri Nagelsmann mund t’i japë secilit lojtar falë këshillave të tij të thjeshta, ne mund të ëndërrojmë. Por gjithashtu mendoj se duhet t’i marrim ndeshjet me radhë, duke u përpjekur të krijojmë një atmosferë sa më të mirë”, ka shtuar Musiala.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nesër (e enjte) në Bruksel do të mbahet takimi i…