Nesër në Bruksel takohen sërish Bislimi dhe Petkoviqi për dinarin

24 prill 2024 | 17:12

Nesër (e enjte) në Bruksel do të mbahet takimi i radhës në mes të Kosovës dhe Serbisë për dinarin.

Ky është takimi i  pestë (5), me radhë që kryenegociatori kosovar, Besnik Bislimi, dhe ai serb, Petar Petkoviq, me ndërmjetësimin e të Dërguarit Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, takohen për këtë çështje, në përpjekje e sipër për të gjetur një zgjidhje kompromisi.

Lajmin për takimin e së enjtes e ka konfirmuar edhe zëdhënësi BE-së, Petar Stano, për mediet në Bruksel të mërkurën.

Ndryshe, Lajçaku, pas ciklit të ri të takimeve të pasuksesshme që është zhvilluar të enjten e javës së kaluar në Bruksel të Belgjikës për dinarin, ka thënë se ndonëse ekzistojnë akoma dallime në kuadër të përpjekjeve për të gjetur një zgjidhje është shprehur se në takimin e fundit është ngushtuar diferenca në qëndrime.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga sot (e mërkurë) ka nisur zbatimi i Ligjit për…