Musiala vendos rekord të ri në futbollin gjerman

12 tetor 2021 | 17:00

Jamal Musiala, futbollisti i Bayern Munchenit, do ta mbajë mend përgjithmonë vizitën në Shkup, sepse ai shënoi një gol (i katërti i ndeshjes) me të cilin hyri në historinë e futbollit në një nga vendet më të mëdha të futbollit në botë.

Musiala u bë shënuesi më i ri gjerman në shekullin e kaluar, sepse ai shënoi një gol me vetëm 18 vjet e 227 ditë dhe kështu është shënuesi i dytë më i ri në histori, por i pari në 111 vjetët e fundit, sepse golashënuesi më i ri gjerman në histori është Marius Hiller nga fillimi i shekullit 20.

Hiller shënoi një gol kundër Zvicrës më 3 prill 1910 në moshën 17 vjeç e 241 ditë dhe që atëherë nuk ka asnjë më të ri se ai, por Musaila tani po bën histori sepse është më i riu në njëqind vjetët e fundit.

Në “Euro 2020” Musiala u bë futbollisti më i ri gjerman që bëri debutimin e tij në një garë të madhe në moshën 18 vjeç dhe 117 ditë në një barazim 2-2 me Hungarinë, përmes së cilës gjermanët përparuan në çerekfinale dhe më pas u eliminuan nga Anglia.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj në…