Musiala vëzhgohet nga Reali

08 nëntor 2023 | 16:22

Real Madrid ndoshta nuk është në gjendje të transferojë francezin Kylian Mbappe, kështu që do të konsiderojnë nënshkrimin e gjermanit Jamal Musiala, talentin e ri që aktivizohet për Bayern Munchen.

Siç konfirmohet në orët e fundit nga “Sport Bild”, klubi spanjoll është duke e vëzhguar me vëmendje maksimale lojtarin e talentuar gjerman, gjithmonë nëse operacioni Mbappe dështon.

Edhe pse para pak ditësh Real Madrid tha zyrtarisht që nuk është në negociata me Mbappe, përsëri mendohet se “Los Blancos” nuk kanë hequr dorë nga sulmuesi francez.

Megjithatë, plani B është Jamal Musiala, një nga talentët më premtues të futbollit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Po vazhdojnë punimet në kompleksin më të ri në Vushtrri.…