Muslija shënon gol në fitore e Paderbornit

02 prill 2023 | 17:32

Florent Muslija ka vazhduar me paraqitje fantastike në Bundesliga 2 me fanellën e Paderbornit.

Mesfushori kosovar e nisi si gjithmonë ndeshjen nga minuta e parë, në fitoren që Paderborn e arriti 3-2 ndaj Greuther Furth.

Ishte minuta e 61-të e ndeshjes, kur Muslija realizoi gol për ta ngritur epërsinë në 2-0.

Ky ishte goli i pestë këtë edicion në Bundesliga 2 për Muslijën, teksa ka bërë edhe tre asistime.

Me këtë fitore Paderborn ngritët në pozitën e pestë në tabelë me 43 pikë dhe mbetet në garë për tu rikthyer në Bundesliga 1.

 

https://twitter.com/i/status/1642510559890354176

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Britanikët pretendojnë se rusët kanë 200 mijë viktima që nga…