Musliu ‘godet’ pushtetin: Vërtetuan se janë në koordinim të plotë me Milan Radojçiqin

11 korrik 2023 | 20:19

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, përmes një postimi në “Facebook”, ka ngritur akuza të ashpra ndaj qeverisë Kurti pas publikimit të përgjimeve mes kryetares së Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila dhe deputetit të Listës Serbe, Slavko Simiq.

“Jo qeveri qesharake”, “Jo qeveri amatere”, “Jo qeveri praktikantësh”, ka shkruar mes tjerash Musliu duke thënë se: “ata që për më shumë se dy dekada u bënë zëri shqiptar i propagandës armiqësore duke gënjyer, duke akuzuar dhe duke linçuar jo vetëm kundërshtarët politik, por edhe vlerën më të madhe të kombit, luftën për liri, lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, sot e vërtetuan se janë në koordinim të plotë me Milan Radojçiqin”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tashmë gjithçka është gati për ndeshjen e madhe ndërmjet Ballkanit…