Musliu: Kurti dhe Sveçla duhet të pushojnë nga adrenalina dhe euforia, të bëhet hetim si erdhi deri te sulmi terrorist

27 shtator 2023 | 15:49

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka thënë se pas sulmit terrorist të së dielës në Banjskë të Zveçanit, duhet bërë analistë e mirëfilltë profesionale dhe hetim në vazhdimësi se si erdhi deri tek akti terrorist.

Musliu ka thënë se kryeministri Albin Kurti, dhe ministri Xhelal Sveçla duhet të pushojnë pak, siç ka thënë ajo “nga adrenalina dhe euforia e gjithë zhvillimit që ka ndodhë dhe se përveç ekspozimit e postimeve mediale, duhet të bëjnë analizë të mirëfilltë profesionale dhe hetim në vazhdimësi.

“Deklarata e ambasadorit amerikan duhet të merret me shqetësim e me seriozitet. Ne mund të dalim dhe të krenohemi me atë që kemi triumfuar përballë terroristëve të cilët, kanë marrë një aksion kundër shtetit të Kosovës”.

“Ne duhet të ndalemi gjakftohtë ta bëjmë analizën se çka ka ndodhë vërtetë të dielën. Si ka ardhur deri te ai akt ku është vrarë në krye të detyrës polici Afrim Bunjaku dhe pastaj kanë pasuar zhvillimet tjera. Vetë fakti që prezantohet tërë ai arsenal nga kryeministri e nga ministri i Brendshëm. Unë mendoj që duhet kanal-dalë edhe Albin Kurti, edhe Xhelal Sveçla të pushojnë pak nga adrenalina dhe euforia e gjithë zhvillimit që ka ndodhë. Mendoj se përveç ekspozimit e postimeve mediale, ne duhet të bëjmë analizë të mirëfilltë profesionale dhe hetim në vazhdimësi. Vetë fakti i ekspozimit të tërë atyre videove nga udhëheqësit e aksioneve ose të operativës. Ato pamje nuk i shohim vetëm unë e ti Fidan, nuk i sheh vetëm populli i Kosovës…. ato pamje i sheh edhe Beogradi dhe automatikisht ti i dekonspiron të gjitha pistat e hetimit, burimet se kah kanë dalë ato dhe ne duhet të kemi kujdes si politikanë sepse nuk e kemi Kosovën për një ditë, Kosovën e kemi përgjithmonë dhe duhet ta ruajmë atë. Edhe Kurti edhe Sveçla, edhe pozita edhe opozita duhet të qetësohen dhe ta trajtojnë me gjakftohtësi tërë ngjarjen që ka ndodhë, duhet analizë e duhet hetim sepse pa dashtë të lëshohem në akuza e me dashtë me gjete fajtorin sepse për mu fajtori kryesor është Vuçiqi e Lista Serbe, por nuk është ndjenjë e mirë kur e sheh ti se në gjysmë të Kosovës kanë hy edhe autoblinda. Prandaj po them nuk guxon ti me dalë edhe me vazhdu me këtë euforinë”, ka thënë deputetja Musliu në DPT Fidani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shqipëria nuk e ka dhënë votën pro një deklarate të…