Musliu, Kurtit: Uroj që mos të jeni futur në një rrugë pa krye në veriun e Kosovës

09 dhjetor 2022 | 11:28

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, para deputetëve në Kuvendin e Kosovës ka folur në lidhje me situatën aktuale në veri të vendit.

Ajo është shprehur se ka një lutje dhe një urim për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Musliu është shprehur se uron që qeveria të mos jetë futur siç u shpreh ajo “në një rrugë pa krye në veriun e Kosovës”.

“Sa i përket gjendje aktuale në veri, unë kam një lutje dhe një urim për kryeministrin. Lutem çdo ditë dhe uroj që të keni sukses me veprimet e marra atje, sikurse lutem çdo minutë dhe uroj që ju mos të  jeni futur në një rrugë pa kryer në veriun e Kosovës”, ka thënë Musliu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë konferencës për shtyp, në prag të çerek-finales kundër Brazilit,…