Musliu pas raportimit të drejtorit të AKI-së: Gjendja e sigurisë në Kosovë është stabile

27 korrik 2021 | 14:07

Kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI) dhe deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka bërë me dije ka raportuar për punën gjashtë mujore.

Sipas saj, drejtori  i AKI-së, Petrit Ajeti, u ka thënë se në përgjithësi gjendja e sigurisë në vend është stabile dhe nuk ka vend për shqetësime.

“Sot kishim në raport të rregullt për 6 mujorin e parë të vitit drejtorin e Agjencinë për Inteligjencë Petrit Ajeti dhe është raportuar në përgjithësi për punën, aktivitetin e AKI-së dhe gjendjen e sigurisë në vend”.

“Duke u bazuar në informatat që janë marrë nga zotëri Ajeti si drejtor i kësaj agjencie gjendja e sigurisë në vend është stabile dhe ka hapësirë për shqetësime ose për ndonjë shqetësim shtesë te qytetarët e Kosovës”, ka deklaruar Musliu për “EO”.

Ajeti ka raportuar në këtë komision me dyer të mbyllura, pa praninë e medieve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtari shqiptar Gjon Muharremaj, i njohur si Gjon’s Tears, i…