Musliu: Shkolla dhe policia shndërrohen në ankth

06 shkurt 2019 | 16:49

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka reaguar ndaj raportimeve në medie për dhunimin e një vajze të mitur nga Drenasi.

Ajo ka thënë se shkolla dhe policia janë shndërruar në ankth dhe vuajtje.

“Sa poshtë kemi degraduar si shoqëri e si shtet. Shkolla dhe policia të shendrrohen në ankth, traumë e vuajtje.
‘Polici’ , “mësuesi” dhe ‘mjeku’, kush do ta mendonte që një e re sot të bëhet pre e gjahut te tyre???? Dënim të shpejt e maksimal për këta monstruma! Mjaft kemi heshtur!”, ka shkruar Musliu në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Themelore në Gjilan ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të…