Musolli vazhdon kontratën me Gjilanin

26 maj 11:11

Mesfushori i njohur Besar Musolli e ka vazhduar kontratën me skuadrën e Gjilanit deri në vitin 2024.

“Sport Club Gjilani njofton se ka arritur ta vazhdojë marrëveshjen e bashkëpunimit me Besar Musollin edhe për tri edicione të radhës. Klubi falënderon Besarin për besimin dhe i uron suksese drejt realizimit të objektivave që janë vendosur”, thuhet në njoftimin e SC Gjilani.

Besar Musolli ka një karrierë të pasur, pasi për shumë vite ka qenë pjesë dhe kapiten i skuadrës së Kukësit në Shqipëri, derisa në Kosovë ka bërë karrierë në skuadrën e Hysit. Ai një kohë ishte pjesë edhe e Përfaqësues së Kosovës.

/Veton ZYMBERI/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Xhejlane Fetahu shpall të pavlefshme Licencën e punës të lëshuar…