Mustafa e quan Pal Lekajn kriminel, ja çfarë përgjigje i kthen Lekaj

07 korrik 2019 | 23:26

Kanë vazhduar polemikat në distancë mes  kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, dhe ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekaj.

Në rrjetin social “Facebook” Mustafa dhe Lekaj i kanë reaguar njëri-tjetrit.

Mustafa në postimin e fundit në llogarinë e vet në “Facebook”, e ka quajtur Lakajn kriminel.

“Zoti minister Lekaj, Unë vajtoj dhe ndjej dhembje për njerëzit që po vriten në rrugë nga ata që zyrtarët e ministrisë tuaj dyshohet se po  ua shesin lejet e vozitjes, pa provim. Vetëm kriminelët mund të sillen me shpërfillje në këtë situatë”, ka shkruar Mustafa.

Këtij postimi të Mustafës i është përgjigjur Lekaj me këto fjalë: “Ish-kryeministër, e dimë të dytë që po bëhen gjëra të mëdha, por nuk jam “zoti” siç po më drejtoheni. Ka ikur koha kur keni ndikuar në drejtësi. Facebook-u ju la në shtëpi, sepse nga ky rrjet nuk rregullohen gjërat dhe për më tepër, akuzat që po bëni nuk ju kanë hije, si njeri i përgjegjshëm, i dini adresat, nëse keni argumente”, ia ka kthyer Lekaj, liderit të LDK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përveç ndryshimeve në fushat termike, do të ketë luhatje edhe…