Mustafa, Haradinajt: Nuk bëhem bashkë me Thaçin dhe Veselin, as me ty

01 mars 2019 | 16:46

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa ia ka reaguar kryeministrit të vendit Ramush Haradinaj rreth deklarimit të këtij të fundit për ngjashmërinë mes LDK-së, PDK-së e  Thaçit.

Mustafa përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se se është jokorrekte deklaratat e Kryeministrit Ramush Haradinaj.

Postimi i plotë i tij:

Deklarata e sotme e Kryeministrit Haradinaj me të cilën mua dhe LDK-në i fut ne nje kazan me z. Thaçin, z. Veselin e tjerë dhe në korelacion me Serbinë,  është jokorrekte, e pasaktë dhe përngjan në fushatë.  

Edhe po deshi Kryeministri Haradinaj, nuk behem bashk me Thaçin dhe Veselin. Nuk bëhem bashk as me z. Haradinaj me mënyrën e të qeverisurit të tij!

Qendrimet e LDK-së janë të qarta, nuk pranojmë dialog për kufijtë, për territorin dhe për shtetësinë e shpallur më 17 shkurt 2008. 

Taksën e ka sjellë Qeveria me direktiva të z. Veseli: ju  e keni bërë, ju vendosni çfarë të bëni me te. Ju jeni koalicioni qeverisës, LDK është opozita juaj. Jeni në pushtet dhe mos e luani rolin e viktimës. 

 LDK do të kultivojë miqësi të përhershme me SHBA-të. Për këtë nuk e pyesim askënd.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me të ardhmen e Massimiliano Allegrit në udhëkryq, Juventusi ka…