Mustafa, Haradinajt: Vizat nuk hiqen me një Qeveri që merr vendime arbitrare

06 dhjetor 2018 | 15:43

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, e ka komentuar shtyrjen e liberalizimit të vizave për Kosovën, duke thënë se të gjithë e kanë ditur se heqja e vizave do të prolongohet për shkak të vonesave të ratifikimit të marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi.

Ai e ka akuzuar kryeministri Haradinaj për dështimin e këtij procesi, duke thënë se ka ardhur në pushtet me kauzë të rrejshme.

Sipas Mustafës, i njëjti demarkacion u votua, kufiri nuk lëvizë, por as liberalizimi i vizave nuk ndodhi.

“BE-ja nuk ishte parimore me Kosovën, se na vëri më shumë kushte sesa vendeve të tjera, por BE-ja na informoi me kohë, në vitin 2015 dhe 2016, se nëse vonohemi me ratifikim të marrëveshjes, do të prolongohet liberalizimi. Këtë e kanë ditur të gjithë! Mos te kemi iluzione as në të ardhmen se me një Qeveri me 1/3 e ministrave me aktakuza, që merr vendime arbitrare, me 80 zëvendësministra, vizat nuk hiqen”, ka shkruar Mustafa në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i tij i plotë:

Liberalizimi, Çakori e Zhlebi

Mbetëm pa përmbushje të zotimeve për liberalizim dhe mbetëm pa përmbushje të zotimeve se kufiri do të zhvendoset në Çakor. Ndërkaq, askush nuk merr përgjegjësi.

Ishte kontestimi që ia bëri kryetari i AAK-së, tani kryeministër, me kauzë të rrejshme marrëveshjes për kufirin me Malin e Zi që qoi që procesi i liberalizimit të mos fillojë me kohë.

Ai dhe disa shërbyes të tij, deputetë e profesorë, ngulnin këmbë se kufiri është në Zhleb dhe Çakorr dhe se Kosova po humb 8 200 hektarë. Këtë vit demarkacioni u ratifikua, e votuan 80 deputet, kufiri nuk po lëvizë, mbeti aty ku u caktua me marrëveshje, por vizat nuk u hoqën.

Do të ishte mirë që para ambasadave, ku rreshtohen e maltretohen me qindra qytetarë me nga një çantë dokumente për të marrë një vizë, t’ua vejmë fotot e atyre që me paturpësi, vetëm për të përfituar nga popullizmi, na sollën në këtë situatë. Edhe fotografinë e Qeverisë së sotme.

BE-ja nuk ishte parimore me Kosovën, se na vëri më shumë kushte sesa vendeve të tjera, por BE-ja na informoi me kohë, në vitin 2015 dhe 2016, se nëse vonohemi me ratifikim të marrëveshjes, do të prolongohet liberalizimi. Këtë e kanë ditur të gjithë!

Mos te kemi iluzione as në të ardhmen se me një Qeveri me 1/3 e ministrave me aktakuza, që merr vendime arbitrare, me 80 zëvendësministra, vizat nuk hiqen.

Vizat së pari duhet t’ia heqin qeverisë së tanishme për ta quar në shtëpi, e pastaj t’ia heqin vetvetes duke e zgjedhur një qeveri e cila punon për interesat e qytetarëve e jo për klientelën e vet.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës, ka riemëruar të…